BOTA

Arrestohet “koka” e trafikut të drogës, ja kush është shqiptari

14:18 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia e Torinos. “La Stampa” shkruan se bëhet fjalë për 36-vjeçarin shqiptar, i identifikuar me emrin Orges Grembi. Nga sa bëhet e ditur, ai është kapur me 25 kg drogë, mes tyre heroinë dhe kokainë. Mësohet se, sasia e lëndës narkotike 20 prej të cilave marjuanë, 2 kg heroinë, 3 kg kokainë dhe 2 kg substanca të tjera drogë të pastër ishte fshehur në një vend të lëvizshshëm si kuti në bagazhin e automjetit tip “Alfa 147”. Shqiptari me precedentë të mëparshëm penalë, akuzohet nga drejtësia italiane se është “koka” e një grupi trafiku droge. Gjithashtu, raportohet se vlera e drogës, nëse do të dilte në treg shkonte në 300 mijë euro, duke qenë se ajo ishte bërë gati për shitje. Sakaq, thuhet se automjeti me të cilin lëvizte shqiptari Orges Grembi nuk ishte në pronësi të tijin.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.