BOTA

Kriza në Shkup, të rinjtë protestojnë para ambasadës në Tiranë

13:46 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Antarë të “Klubit të Patriotëve të Rinj” të PDIU-së zhvilluan sot një protestë  para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

Kjo protestë e të rinjve të PDIU-së vjen në mbështetje të partive politike shqipëtare në Maqedoni.

Maqedonia prej disa javësh është në krizë qeveritare për shkak se Nikolla Gruevski, nuk arriti të marrë mandatet e nevojshme për krijimin e qeverisë.

 

Gjithashtu ata kundërshtojnë veprimin e presidentit Ivanov, i cili nuk i dha mandatin Zaevit për të formuar qeverinë e re për shkak se nuk lejon një platformë shqiptare në këtë qeveri.

HISTORIA

Presidenti i Maqedonisë i hodhi benzinë zjarrit në Maqedoni duke refuzuar të mandatojë liderin e opozitës, Zoran Zaev si kryeministrin e ri pas Gruevskit. Megjithëse kishte deklaruar se kush bën mandatet e kërkuara 60+1, ai do ti jepte këtë mandat, kthesa e Ivanovit ka ngritur tensionet ndëretnike në vendin fqinj.

Kjo deklaratë ka hasur në reagimin e tipit “një komb – një qëndrim” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama i pari, kryetari i opozitës, Lulzim Basha mbrëmë në mesnatë dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta sot kanë dënuar ashpër qëndrimin e presidentit të Maqedonisë, qëndrim që në fakt jo vetëm shkel Kushtetutën e vendit fqinj por rrezikon edhe një krizë të re në Ballkan.

Ndërkohë, deputetja e PDIU-së, Mesila Doda kërkoi sot në Kuvend që Ilirida (Maqedonia e sotme) të shpallë pavarësinë. Madje jo vetëm kaq, Doda propozon edhe që shteti shqiptar të shpallë të padëshirueshëm presidentin maqedonas, Gjorge Ivanov.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.