BOTA

Meta dhe Gjosha takojnë Bouffier: Gjermania, mbështetës i reformave

11:52 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka pritur sot në një takim Kryeministrin e Landit Gjerman Hessen, Volker Bouffier, me të cilin vlerësuan bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Kreu i kuvendit shprehu mirënjohjen për vëmendjen që shteti gjerman tregon ndaj Shqipërisë dhe rajonit tonë. Ndërkohë, ai nënvizoi se bashkëpunimi me Hessenin, si një land i fuqishëm gjerman duhet intensifikuar më tej, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve ekonomike dhe trajnimit profesional të të rinjve shqiptarë, të cilët duhet të rrisin kapacitetet e tyre për tregun e punës. Kryeministri i Landit Hessen, Bouffier, pasi vlerësoi progresin e madh që Shqipëria ka njohur gjatë dy dekadave të fundit, vuri në dukje se perspektiva e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Bouffier ka theksuar se në këtë drejtim, Gjermania mbetet një mik i afërt i popullit shqiptar dhe mbështetës i axhendës së reformave ku Parlamenti ka një rol kyç.

GJOSHA

Kryeministri i Landit Gjerman të Hessenit, Volker Bouffier, por edhe një grup deputetësh të këtij Landi janë pritur sot në një takim edhe nga Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha. Integrimi i Shqipërisë në BE ka qenë në fokus të këtij takimi. Ministrja Gjosha, shprehu falenderimet për mbështetjen e çmuar që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në çdo hap të procesit, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit me vendet anëtare të Bashkimit Europian. Procesi i Berlinit ishte gjithashtu një pikë tjetër e rëndësishme diskutimesh ku bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, për të nxitur zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri i Landit të Hessenit, Bouffier vlerësoi progresin që Shqipëria ka bërë me reformat, veçanërisht në atë të drejtësisë. Ministrja Gjosha pohoi se Shqipëria është e vendosur të ecë përpara me procesin e integrimit dhe shprehu bindjen se politika e zgjerimit i shërben jo vetëm vendeve aspirante për t’u bërë pjesë e BE-së , por edhe vetë Europës.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.