POLITIKË

E fundit/ Maxhoranca, gati për dialog me opozitën (pas takimit Rama-Meta)

09:41 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




10:30 Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit kanë nisur një takim në ambientet e vilës qeveritare nr. 30 në Tiranë. Takimet mes tyre kanë qenë gjithnjë në vëmendje të mediave, por sot ai merr një tjetër rëndësi duke qenë se në Tiranë ndodhet ministrja e Jashtme e Bashkimit Europian, Mogherini. Bojkoti i Kuvendit nga opozita, kërkesa për të ngritur komisionet e vetingut që do të verifikojnë gjyqtarët e prokurorët besohet se janë temat që trajtohen në takimin Rama-Meta dhe që do të diskutohen edhe me zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian.

Në takimin Rama-Meta merr pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

 

11:00 Menjëherë pas takimit Rama-Meta, koalicioni doli me një deklaratë zyrtare se është gati të dialogojë me opozitën për të zgjidhur krizën politike dhe për ta rikthyer PD-në në parlament.

 

(lajmi në përditësim të vazhdueshëm)

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.