Show-Bizz

Sekretet e Liberta Spahiut, ja pse u burgos në New York

10:19 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Merret me showbizz, por pak a shumë edhe vetë i takon kësaj fushe. Fjala është për Liberta Spahiun, prezantuesen bukuroshe të Klan Kosova, e cila për shumë vite drejton emisionin “Prive”. Në një prononcim për gazetën “Metro”, ajo ka treguar disa fakte interesante rreth jetës së saj. Liberta nuk ka nguruar të tregojë se ka provuar edhe burgun, madje ka qëndruar jo pak por 30 orë. Ja tetë fakte që nuk  i dinit për prezantuesen, Liberta Spahiu.

Liberta Spahiu është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë. Ajo ka lindur në Kosovë, mirëpo babai i saj ka lindur dhe ka jetuar për disa vite atje.

Ndonëse tani nuk e ushtron atë profesion, Liberta ka përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë, në degën e Stomatologjisë, në shkollën “Dr Ali Sokoli”.

Nuk e keni ditur, por Liberta Spahiu ka ushtruar balet për më shumë se 5 vite. Dhe kjo ka ndodhur 17 vite më parë.

Përpara se ajo t’i hynte punës në televizionin Klan Kosova, ka pasur një restorant dhe e ka mbikëqyr atë në mënyrë konstante. Kjo ka ndodhur kur Liberta ishte 24 vjeçe.

Liberta ka qëndruar në burg për rreth 30 orë, për shkak të ecjes me shpejtësi të makinës. Ngjarja ka ndodhur në New York. Për shkak të kësaj, ajo ka humbur fluturimin dhe ka mbetur në New York për një javë e më shumë.

Ndonëse tani është një prezantuese e suksesshme dhe drejton emisionin më të shikuar në Kosovë, ajo përpara nuk e ka dashur fare punën në TV. Por ka treguar se ka qenë kushërira e saj, e cila e ka detyruar të marrë këtë vendim.

Liberta ka qenë edhe pjesë e një gare bukurie. Ajo ka marrë pjesë në garën “Kosova New Fave 2000, ku ka fituar si shoqëruesja e parë. Në këtë garë fituese ishte Diellza Bunjaku (Spahiu), tashmë gruaja e vëllait të Libertës.

Gjithashtu, Liberta është shumë e zonja edhe në kuzhinë. Madje, ajo ka qejf që në shtëpinë e saj gjithçka të jetë e pastër dhe në vendin e vet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.