Show-Bizz

Shpërthen Çiljeta, sherr me gazetaret, i fyen dhe largohet nga emisioni

21:25 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Raportet mes personazheve publikë dhe gazetarëve nuk janë gjithmonë të mira, veçanërisht kur në pyetje është jeta e tyre private. Diçka e tillë duket se ka ndodhur së fundi edhe me Çiljetën, e cila ka fyer dy gazetaret që po e intervistonin dhe më pas është larguar nga emisioni. Këngëtarja e njohur ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”.

Por duket se pyetjet që i kanë bërë dy prezantueset Fatma dhe Aulona nuk i kanë pëlqyer aspak Çiljetës, e cila ka “shpërthyer” në revoltë dhe u është drejtuar me fyerje gazetareve. “Qenkeni budallaqe fare ju”, dëgjohet të thotë Çiljeta në videon që po qarkullon në internet, ndërsa vazhdon, “Unë iki fare”, dhe ikën nga studio. Intervista e këngëtares është realizuar në xhirimet e puntatës së parë të sezonit të ri të emisionit “Thumb”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.