EKONOMI

Snapchat vlerësohet në Wall Street, jo më pak 35 miliardë dollarë!

10:31 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kompania “Snap” që ka krijuar aplikacionin e famshëm të mesazheve “Snapchat” ka bërë një hyrje të bujshme në “Wall Street”, duke konfirmuar urinë e investitorëve për ekonominë e internetit pavarësisht dyshimeve mbi rentabilitetin e sektorit.




Aksionet, ku vlera baze ishte 17 dollarë, 45 minuta pas hyrjes në bursë u rritën me 47 për qind, duke kapur vlerën e 24,99 dollarëve për aksion.

Kompania e krijuar në vitin 2011 me emrin “Picaboo” dhe e bërë e famshme nga aplikacioni me mesazhe e saj jetëshkurtër dhe filtrat fotografikë, vlerësohej rreth 35 miliardë dollarë, duke i shndërruar dy krijuesit e saj të rinj, Evan Spiegel dhe Bobby Murphy në multimiliarderë pa mbushur akoma 30 vjeç.

Kompania që është pagëzuar me emrin “Snap” në shtator, rikthen mitin e “success story” të ekonomisë së internetit, duke shkatuar entuziazëm tek investitorët dhe duke rritur frikën për një flluskë ekonomike teknologjike.

Por kompania e re duhet të vërtetojë se mund ta bëjë rentabël aplikacionin e saj shumë të pëlqyer në moshat 18-25 vjeç.

Shumë ekspertë të sektroit dyshojnë për prespektivat e “Snap” në një mjedis shumë konkurues ku disa nga rivalët e saj si “Facebook” apo “Google” kanë në dispozicion kapacitete financiare shumë më të larta.

ATA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.