20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 4 Mars 1997

06:00 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deklaratat pas takimit SHEHU-MAJKO


Tritan Shehu (Partia Demokratike)

Tiranë- Optimizëm gri i Tritan Shehut pas takimit me Majkon. Edhe pse e cilëson si një hap pozitiv tryezën lideri demokrat ka thënë dje për gazetarët se qëndrimi i PS është i manipuluar nga forca të ekstremit të majtë. Duke e konsideruar të rëndesishëm fillimin e dialogut kreu i PD është i mendimit se partia e tij është për kompromise por jo me kërkesa ekstreme. Shehu ka bërë të ditur se i ka ofruar socialistëve ide ekonomike për minimizimin e humbjeve duke i ftuar në një bashkëpunim PD-PS. Ideja më e fundit e PD, e hedhur dje në tryezën e bisedimeve krijimi i një asambleje kreditorësh shumë ngjyrësh dhe me përkatësi të ndryshme partiake. I mendimit se PS nuk ka dëshirë për zgjidhje të tilla Shehu ka deklaruar pas takimit se “kjo sdo të thotë se dialogu nuk do të vazhdojë. Por Majko nga ana e tij ka qenë i vendosur kur është shprehur pak pas tij se “deklarova se nuk do të vijojmë diologun përderisa vazhdon represioni ndaj opozitës dhe liderëve të saj. Edhe pse Shehu ka deklaruar një lloj optimizmi sipërfaqësor vështirë është që në një ftesë tjetër të tij Majko apo krerët e tjerë të PS të ulen e të diskutojnë ato që nuk u arritën dje.
Pandeli Majko (Partia Socialiste)

Tiranë – “Rezultati i takimit ishte pak a shumë asgjë”. Pandeli Majko ka sintetizuar kështu 90 minutat e dialogut me liderin demokrat Tritan Shehu. Majko ka qenë i mendimit  – dhe këtë ia ka thënë edhe Shehut – se për Vlorën studentët e saj nuk mund të vendosin prapa kuintave as PS e as PD. I vendosur në qëndrimin e tij dhe të partisë që përfaqëson sekretari për marrëdhëniet publike ka bërë të ditur në tryezë se “nuk mund të vijojmë me dialogun përderisa vazhdon represioni ndaj opozitës dhe liderëve të saj.”  Pesimist për ardhmerine e dialoguë Majko ka qenë i mendimit se tryeza nuk mund të vazhdojë më tej, për aq kohë sa Shehu nuk ka mandatin e PD për të vendosur zgjidhjet politike. Sipas tij është e kotë të vazhdohet me dialog vetëm për dialog dhe se ai duhet të zgjerohet më tej edhe me praninë e partive të tjera politike. “Tryeza nuk është pronë e vetëm dy partive”, ka konkluduar socialisti, sipas te cilit prezenca e tij në takim do të thotë një shteg i mbyllur për PD, që ajo “të mos thotë se janë socialistët që nuk duan dialog.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.