BLUETOOTH

Alba Çobaj: Biznes me ‘firmato’ për bamirësi, por VIP-at nuk dhurojnë

08:13 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Nga Enida HIMAJ

 

Alba Çobaj nuk është ndër personazhet që kënaqet me famën e momentit. Që pas “Big Brother”, ajo i është përkushtuar televizionit dhe tashmë po provon veten edhe në biznes. 26-vjeçarja ka hapur së fundmi një faqe online, ku shet rroba të markave më të njohura. Një pjesë e këtyre parave do të shkojnë edhe për bamirësi. Në këtë intervistë ajo rrëfen se si i erdhi ideja për të sjellë një biznes sa të prekshëm, aq edhe interesant. Çdo gjë perfekte edhe në jetën e saj private. Prej disa kohësh ajo dhe Enea e jetojnë historinë e tyre të dashurisë në distancë, por dashuria për njëri-tjetrin rritet çdo ditë.
Alba si ‘biznes women’, si ju erdhi ideja?
Më shumë se sa biznes në kuptimin e plotë të fjalës, është një projekt që unë e kam bërë për kënaqësinë time. I gjithë koncepti im është që të ndryshoj kulturën e çmimeve të veshjes. Nuk i duroj dot çmimet e mallrave turke, kineze, që deri diku ofendojnë inteligjencën tonë. Prej kësaj unë doja që femrave t’u jepja mundësinë të kishin diçka që donin me një çmim të mirë dhe real mbi të gjitha.
Nga ju lindi ideja për të sjellë një faqe të tillë?
Përveç pjesës që femrat mund të shesin dhe mund të blejnë tek dyqani im online, është edhe pjesa që VIP-at të sjellin diçka.
Paratë e fituara shkojnë për bamirësi, për cilën kategori konkretisht?
Siç e thashë edhe më lart, paratë që vijnë nga shitjet e veshjeve apo aksesorëve të VIP-ave do të shkojnë për bamirësi. Për kategorinë nuk është se kam menduar shumë, sepse ka shumë vende që duhet dhe mund të bëhet bamirësi. Mjafton të shkosh tek Shtëpia e Fëmijës, apo nëpër spitale. Kjo është gjëja e fundit që do mendoja, sepse ka shumë gjëra për t’u bërë. Por është pak e vështirë, sepse VIP-at nuk është se japin, qoftë edhe diçka të vogël.
Po Alba çfarë fiton nga ky biznes?
Në radhë të parë fitoj kënaqësi, sepse i bëj njerëzit të ndjehen mirë. Në radhë të dytë, unë të gjitha klienteve që sjellin në dyqan diçka për të shitur, i mbaj 20% dhe pse është shumë pak, sepse çmimet janë shumë të lira. Në një farë mënyre unë bëj diçka në ndërmjetësimin e një personi që do të shesë diçka dhe dikujt që do të blejë diçka.
Mendoni se ju ka ndihmuar fama e “Big Brother”?
Absolutisht që fama e “Big Brother” më ka ndihmuar për shumë gjëra. Por nëse nuk do të isha dhe unë kjo që jam, do të isha zhdukur si shumë të tjerë. Mendoj që ka rëndësi edhe individi, sa sjell, sa di të rri në këtë treg. “Big Brother” ishte si një trampolinë, më ndihmoi me kontakte, sepse në fund të fundit kjo ishte arsyeja pse u futa. Por isha dhe unë, ajo që dita si ta menaxhoja.
Ku i gjen Alba rrobat dhe aksesorët firmato që shet?
Këto vijnë nga njerëz që nuk i duhen më, ndoshta nuk i bëjnë, sepse kam edhe veshje me etiketë. Kam edhe veshje të përdorura, por në kushte shumë të mira.
Ndërkohë, shumë e lumtur edhe në jetën private, si po ecën lidhja me Enean?
Lidhja po shkon shumë mirë. Për momentin po përballojmë distancën, pasi ai është në Itali dhe unë në Shqipëri. Normalisht që kjo gjë nuk do të jetë përgjithmonë, sepse do të vijë momenti i duhur që ne do të rrimë bashkë. Dhe gjërat e mira vijnë avash, avash.
Keni bërë plane për dasmë, apo një fëmijë?
Është ende herët. E rëndësishme është që të jemi bashkë, pra jo të larguar. Pjesa tjetër vjen natyrshëm më pas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.