POLITIKË

Basha: Nuk ka bisedime, vetëm dialog për krijimin e qeverisë teknike

11:41 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama nga çadra e ngritur që prej 18 shkurtit.

Basha u shpreh se nuk ka bisedime vetëm dialog për të përcaktuar largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike.

Kjo është e vetmja zgjidhje, përndryshe vala popullore do e rrëzojë.

“Vendimi është nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Nuk ka bisedime, negociata ka vetëm dialog për të përcaktuar largimin tënd dhe ardhjen e një qeverie teknike që kërkon vullnet të gjërë politik. Harroje se do të bësh zgjedhje me ministrin tënd të brendshëm që njihet botërisht si garantues i krimit dhe drogës. Bëj lëvizjen tënde për qeverinë teknike, përndryshe vala popullore do të rrëzojë, do të rrënojë”, tha ndër të tjera Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.