Show-Bizz

Fatmir Hysenbelliu: Si u ofrua RAI për të bërë reportazhin mbi jetën time

14:54 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fatmir Hysenbelliu ishte në qendër të vëmendjes të të gjitha mediave dy ditët e fundit pasi një reportazh i gjatë i kanalit prestigjioz italian ju dedikua jetës personale dhe profesionale të tij. Disa fotografi të realizuara rastësisht nga kalimtarë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ndërsa dilte nga një makinë e veçantë e markës “McLaren” 570 gt, bënë xhiron e rrjeteve sociale për shumë kohë.

Fama e tij u pikas edhe nga gazetari i famshëm italian Enrico Lucci, që siç do të shprehej gjatë vizitës së realizuar pak kohë më parë në Shqipëri, “investigoi” më shumë rreth Fatmir Hysenbelliut dhe mësoi se ai ishte djali i biznesmenit të suksesshëm, Irfan Hysenbelliu. Vetë Fatmiri tregon në këtë intervistë për emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskos si si u ofrua gazetari i njohur i RAI-t për të bërë një reportazh vetëm për të.
Ndiqni më poshtë, videon e intervistës për “Oktapod” në Vizion Plus.

Sapo keni bërë një dokumentar në Itali dhe kishe treguar gjithë jetën, si erdhi ftesa, ku të gjetën?
U kontaktova nga disa italianë që jetojnë në Shqipëri. Më thanë që RAI ka kërkuar një person në Shqipëri që bën jetë të mirë dhe ne i sugjeruam ty. Më pas më kontaktoi vetë RAI dhe dola.
Thelbi i dokumentarit ishte jeta e një të pasuri në Shqipëri…
Italianët e mendojnë akoma Shqipërinë që në kohën e anije Vlorës. Donin të tregonim që Shqipëri ka ndryshuar, ka dhe njerëz të pasur, njerëz që bëjnë jetë të mirë.
Ju jeni motër e vëlla, ju jeni i vogli, i përkëdheluri?
Nuk më pëlqen kjo fjala në fakt, por unë jam i vogli.
Dyzimi për të trajtuar një djalë të pasur në Shqipëri është gjithmonë problem, ka nga ata që u pëlqen t’i ndjekin, por edhe nga ata që i urrejnë. Ju vetë si e menaxhon faktin që familja jote është shumë e pasur dhe nuk është faji juaj që bën jetë prej të pasuri?
Disa njerëz ndonjëherë ta thonë sikur të jetë fatkeqësi të jesh i pasur, të kesh babain e pasur. Unë mendoj që jam me fat. Jam mësuar me paragjykimet, nuk më bëjnë përshtypje, ndoshta në fillim e kam pasur pak si më problem.
Kur ka qenë hera e fundit që je ndjerë keq nga këto paragjykime?
Qëkur kam qenë i vogël, sepse unë kam jetuar mirë edhe në fëmijërinë time dhe i kam pasur të gjitha kushtet. Kam dëgjuar të tjerët të thonin “ja po vjen ky me shoferin”, por unë kam qenë një njeri që nga jashtë dukesha si me komplekse, si çuni i babit. Kur kam qenë në futboll trajneri thoshte që të sjellë shoferi me makinë të shtrenjtë, por zhgarravitet në fushë, si të jetë më I varfëri. Në kuptimin që unë se kam pasur këtë gjë për mendjemadhësi.
Si e ke administruar veten tënde që mos të jesh i përkëdhelur?
Nuk është se jam stërviur për këtë gjë. Është edukata e familjes që më ka mësuar ti respektoj njerëzit, mos ti paragjykoj. Plus që dhe futbolli më ka bërë që mos të pi alkol apo cigare. Sespe zakonisht të pasurit përfundojnë varës të këtyre veseve.
Ti i ke pasur dhe i ke të gjitha mundësitë për të bërë një jetë shumë të mirë, si i ke rezistuar tundimit, mos të bini pre e veseve?
Besoj se futbolli më ka ndihmuar shumë që ta kem tabu si cigaren, si drogërat. Asnjëherë si kam provuar dhe asnjëherë se kam pasur atë kureshtjen. Edhe mund të më thotë dikush që pije dhe ti, nuk më vë dot në sedër, shoku më i mirë, apo femra më e bukur.
Si të kanë mësuar prindërit me lekët?
Kur kam qenë i vogël më plotësonin të gjitha kushtet, por jo gjithmonë e merrja atë që kërkoja. Më kanë mësuar që t’ja di vlerën lekut, m’i kanë plotësuar gjithçka, sepse më shikon që isha një fëmijë i mbarë dhe nuk i hapja probleme.

Kur nisi dashuria për futbollin?

Dashuria për futbollin ka nisur kur kam qenë 7-8 vjeç. E vazhdova deri para dy vitesh.

Pse e le?

Isha i kënaqur me Italinë, kisha një pagesë të mirë. Futbolli midis Shqipërisë dhe Italisë janë dy gjëra të ndryshme, sepse e para është fama. Unë jetoja në Bari, shumë do të thonë që Bari është një qytet si fshat, por nuk është fare e vërtetë, është një qytet i mrekullueshëm. Që tek korrektesa e pagesës, tek fama, si të flasin njerëzit, si të respektojnë, shokët e ekipit. Unë u ktheva në Shqipëri për gjashtë muaj sepse në atë periudhë nuk po luaja shpesh atje. Gjashtë mujori parë eci mirë dhe mendova të rrija dhe gjashtë muaj të tjerë, të plotësoja këtë cikël. Gjashtë mujori dytë nuk vajti si duhet, pata disa probleme me trajnerë, me drejtues. Ndonjëherë kur të merr disheza edhe mërzitesh nga padrejtësitë dhe mendova ti përkushtohem mësimeve.

Për çfarë ke studiuar?

Menaxhim biznes si dhe menaxhim ekzekutiv në master. Shumë njerëz më kanë thënë që shkollën mund ta marrësh dhe me lek. Unë shkollën e kam bërë për veten time. Nesër pasnesër nëse do të bëjë dëm, do ti bëj dëm biznesit tim, jo dikujt tjetër.

Kur e ndave mendjen që nuk do të luaje më futboll?

Pas dy vjetësh në Shqipëri, kishin shumë gjëra që nuk shkonin, infrastruktura, hilet, shumë gjëra. Mendova o do iki jashtë të stërvitem fort, të arrij ambicjen time, o të rri në Shqipëri. Po atë vit paralel kisha filluar të angazhohesha me biznes. Meqënëse ne jemi dy fëmijë dhe kemi shumë biznese, mendova ishte momenti duhur të kthehesha në Shqipëri, të angazhohesha me biznes.

Familja të ndihmoi për ta lënë, në mënyrë indirekte apo drejtpërdrejtë, apo të thanë ndiq ëndrrën tënde?

Familja s’ka pasur asnjëherë dëshirë që unë të luaja futboll. Mami kishte merakun se mos vritesha, duke qenë se unë jam një person që më pëlqen shumë lufta fizike, nuk tërhiqesha. Babai e pa që e kisha me qejf dhe më tha nuk të pengoj. Vitet e fundit që vija në Shqipëri, më shihte të stresuar dhe më tha “Ti i ke të gjitha të mirat, pse s’fillon me biznese, po rri stresohesh”. Unë s’doja të lija, por e lashë duke gënjyer veten se do bëja diçka më të mirë.

Të të jepet një shansë të luaje me Juventusin, do ti lije të gjitha milionat?

Nëse këtë pyetje do ma bëjë para një viti, kur se kisha lënë akoma futbollin dhe isha akoma në brendësi, do të zgjidhja Juventusin. Në këtë moment duke u marrë me biznes, spo shikoj as futboll, vetëm Juventusin shoh.

E mendon vetem baba me shumë fëmijë, apo mendon që do shëtisësh dhe do ta shijosh deri në një moshë të caktuar?

Që i vogël kam menduar që do të martohem rreth të tridhjetave. Nëse do të vij personi i duhur, nëse jo nuk është se do të nxitohem.

Për Anxhelinën mendoje se ishte e duhura?

Nëse je me një person 4 vite dhe ke një lidhje serioze, normalisht që po.

Të ka lënë traumë që nuk po rehatohesh?

Jo, tani jam shumë i fokusuar me punë dhe nuk është se e mendoj. Kur s’ke punë atëherë mendoj të tilla gjëra.

Sa orë punon në ditë?

Nga ora 9 deri në 4, varet.

Je i kënaqur me veten?

Po.

 

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.