Show-Bizz

Incidenti i këngëtares/ Era Istrefi me fusta të grisur tek “Redrum”

16:20 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kënga më e re e Era Istrefit  “Redrum”, ka tejkaluar çdo pritshmëri. Njerëz nga e gjithë bota thonë se kënga është e mrekullueshme dhe nuk ndalen se dëgjuari, madje ka edhe nga ata që thonë se Era Istrefi është një Rihanna e bardhë dhe të tjerë që kundërshtojnë, duke thënë se ajo është thjeshtë Era Istrefi, unike. Por pas një super produksioni, qëndron gjithmonë një “dështim” i vogël që zbeh punën e bërë.

Këtë rast ka qenë veshja shumë e komentuar ajo që ka nxjerrë zbuluar këngëtaren e famshme. Faqja “Vipat e Bllokut” ka postuar një foto të Erës gjatë këngës, duke zbuluar të grisurën në fund të fustanit. Nuk dihet nëse është një incident i momentit, apo një pakujdesi e stafit që ka lejuar një pamje të tillë, në një këngë që ka prekur tashmë renditjet ndërkombëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.