POLITIKË

Majko: Shqetësimi i opozitës për zgjedhje të lira është real

19:33 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka komentuar sot protestën e opozitës. Sipas tij shqetësimi i PD-së për zgjedhje të lira, është real. Majko shprehet se qeveria teknike nuk është zgjidhje për problemet e shqiptarëve. “Nuk mund të vish në dialog me një qeveri duke thënë se dialogu fillon nga largimi yt. Të dyja palët kanë vend për të reflektuar. Qeveria teknike duhet rishikuar në kuptimin më të mirë të fjalës. Ajo nuk i ka zgjidhur asnjëherë problemet”, thotë Majko në një intervistë për Top Chanel.




I pyetur për kërkesat që opozita ka, deputeti ka thënë që standarti i zgjedhjeve është një shqetësim aktual. “Shqetësimi për standardet e zgjedhjeve. Besoj se është absolutisht real. Çdo opozitë e ka këtë problem dhe mendoj se në tryezën e bisedimeve ky problem mund të zgjidhet”. Teksa pak kohë ka mbetur nga votimi në Kuvend i “vetingut”, ish kryeministri ka thënë se zgjidhja e kësaj situate mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen e opozitës. “Kjo situatë mund të zgjidhet me pjesëmarrje. Ka momente kur partitë janë të dobëta, por dobësia nuk mund të shprehet me pjesëmarrje. Kjo që po diskutojmë sot nuk është për një palë zgjedhje, reforma në drejtësi që ka nisur sot do të ketë të bëjë me një brezë të tërë. Një brez që në këtë moment shpreh reflektimin për gabimet që janë kryer”. Ftesën e Ramës drejtuar opozitës, Pandeli Majko e interpretoi si një ftesë për të ulur palët në diskutim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.