AKTUALITET

Ngeli në provim, vetëhelmohet 19-vjeçarja me fotoksinë

07:00 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një  ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çermë të Lushnjes, ku një vajzë 19- vjeçare  është vetëhelmuar, duke konsumuar fotoksinë.




Arjola M. studente për ekonomi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, pasi ka vënë prindërit në gjumë, ka kryer aktin e tmerrshëm.

Prindërit  herët në mëngjes kanë gjetur në gjendje të rëndë vajzën, ndonëse janë nisur në drejtim të Tiranës për ndihmë mjeksore, ka qenë e pamundër që ta shpëtojnë.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, mikja e saj ka dhënë disa detaje lidhur me shkakun që ka çuar Arjolën në vetëvrasje.

Ajo tregon se 19-vjeçarja ka qenë një vajzë  e ndrojtur dhe prekej shpejt, mendohet se ajo ka pirë fotoksinë, pasi kishte ngelur në një provim.

Te njohurit dhe miqtë kanë shprehur ngushëllime për Arjolën, që nën gjëndjë të rëndë të depresionit, vendosi t”i japë fund jetës.

Sakaq, policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te shkaqeve që cuan të renë drejt këtij akti të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.