AKTUALITET

Prangoset administratorja, mashtronte me shitjen e apartamenteve

14:05 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vihet nën pranga  Vjollca Hoxholli, 55-vjeç pasi akuzohet për mashtrim.

Bëhët me dije se 55-vjeçarja Hoxholli kryen detyrën e Administratores  tek një Firmë Ndërtimi dhe dyshohet se kishte mashtuar një 56-vjeçarë, duke i premtuar katër apartamente dhe ka përvetësuar shumën e 318.580 eurosh, por i ka shitur ato tek shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetases: -Vjollca Hoxholli, 55 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase që prej vitit 2007 kryen funksionin e Administratores tek një Firmë Ndërtimi dhe në këtë periudhë kohore dyshohet se me anë të mashtrimit ka premtuar shitjen e katër apartamenteve në rrugën “Teodor Keko”, shtetasit D. S., 56 vjeç, dhe pasi ka përvetësuar shumën monetare prej 318.580 eurosh i ka shitur ato te shtetas të tjerë, më konkretisht, njërin prej tyre shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet  i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale, “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim” dhe “Fallsifkim i dokumentave (kontrata),


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.