AKTUALITET

Vetëhelmimi i studentes, Arjola studente e shkëlqyer

14:48 - 04.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas publikimit të lajmit për vetëhelmimin e studentes 19-vjeçare nga Lushnja Arjola M, ka reaguar dhe senati i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Sipas të dhënave të marra nga sekretaria e universitetit rezulton që  studentja Arjola.M  është kaluese dhe me mesatare të lartë.

Reagimi i senatorit Shpëtim Hala

“Dje nga mediat dhe portalet online, mësova me dhimbje humbjen e jetës së studentes Arjola Muça nga Lushnja. Në radhë të parë dua ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta prindërve, familjarëve dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë, në emrin tim personal si anëtar i senatit Akademik të Universitetit Aleksandër Xhuvani dhe në emër  të të gjithë studentëve të këtij universiteti.

Arjola u nda nga ne përgjithmonë dhe dhimbja është e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por për të gjithë ne.

Në media humbja e jetës së Arjolës i është aluduar provimeve të ngelura. Pasi u njoha me fatkeqësinë, në cilësinë e përfaqësuesit të studentëve në senatin akademik, u interesova për provimet e studentes nga Lushnja.

Pasi mora informacionin e nevojshëm mbi studenten e vitit të parë dega Financë-Kontabilitet, Arjola Muça, rezulton se i ka marrë të tre provimet e dhëna me një mesatare 8. Edhe njëherë shpreh ngushëllimet e mia familjes. U prefsh në paqje Arjola.

Senatori i universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Shpëtim Hala”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.