20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 5 Mars 1997

06:00 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Dje takimi me opozitën / Apeli i BE për PS: Shkoni në Kuvend

 

Tiranë – Tryezë e delegacionit të lartë nga Brukseli me partitë e opozitës shqiptare. “Kthehuni në parlament, kështu mund të kontribuoni në zhvillimet politike të vendit”. Kjo ka qenë dje një nga pikat e diskutuara në takimin mes misionerëve europian dhe krerëve të partisë më të madhe të opozitës në Shqipëri. Meidani e vlerëson këtë takim si të dobishëm por thotë se në një kohë kaq të shkurtër nuk mund të kuptohet realisht situata e krijuar.
Delegacioni ka marrë kontakt me liderët e PSD e PAD.
“Jemi dakort me konsideratat tuaja por sikur të shkonit në Vlorë, gjithçka do të ishte ndryshe”. Ka qenë thelbi i reagimit të Neritan Cekës gjithë bisedimeve me funksionarët e lartë europianë. Liderët e opozitës pohuan se i kanë sqaruar përfaqësuesit e Presidencës së BE se partitë e tyre i kanë marrë parasysh këshillat e qeverive të BE si dhe rikujtuan se njerën prej këtyre keshillave e kishin zbatuar para disa muajsh pikërisht në kohën kur ata pranuan të hyjnë në zgjedhjet e pustetit lokal në Shqipëri. Ndërkohë krerët e PS, PAD e PSD informuan misonerin e lartë se propozimet dhe vendimet e tyre për daljen nga kriza e rëndë. “Ne përsëritëm edhe njeëherë kërkesat tona për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike. Ne u shpjeguam përfaqësuesve të BE se rizgjedhja e presidentit Berisha në këtë moment do ta thellonte edhe më tej këtë krizë”, ka thënë dje lideri socialist Rexhep Meidani, i cili sqaroi se një nga çështjet ku ai ndal gjatë bisedës, ishte ideja e përkrahur tashmë edhe nga Forumi, një shtyrje të mandatit presidencial. “Por gjithnjë në kuadrin e një zgjidhjeje të përgjithshme të krizës, ka këmbëngulur ai. A.Ç


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.