AKTUALITET

Artan Hoxha: Pse zgjodhi policia lokalin e tejmbushur me njerëz për të kapur gjobëvënësit e Shkodrës

09:52 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Gazetari investigativ i “News24”, Artan Hoxha bëri dje me dije të tjera detaje nga operacioni i zhvilluar në një nga lokalet më të frekuentuara në Shirokë të Shkodrës, ku u arritën të kapeshin dy persona të rrezikshëm, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që ishin kthyer në tmerrin e bizneseve të Shkodrës, duke i gjobitur. Hoxha sqaroi se policia prej kohësh e mbante nën vëzhgim këtë grup, ndërsa zgjodhi pikërisht ditën e sotme, ekzaktësisht orarin e drekës, dhe një lokal të mbushur me njerëz, me qëllim që personat të mos kishin mundësi të reagonin duke u kundërpërgjigjur me armë. “Operacioni është zhvilluar në një orar kur është gjykuar e arsyeshme që personat të mos bënin rezistencë dhe të largoheshin”, – rrëfeu Hoxha. Po sipas tij, grupi në fjalë është i përbërë nga më shumë persona, që gjobëvëniet i kishin zhvendosur edhe drejt kryeqytetit. “Ndërhyrja në lokal kur ka pasur klientë, ka krijuar një situatë jo të këndshme tek ata që janë ndodhur aty për drekë, por policisë i janë dashur vetëm pak minuta për të neutralizuar dy kokat e grupit”, – tha Hoxha ndër të tjera.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.