BOTA

Kishin kthyer shtëpinë në magazinë droge, në pranga një shqiptar dhe dy grekë  

14:31 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një banesë në Selanik të Greqisë ishte kthyer në një magazine droge, por që është pikasur nga policia e këtij vendi, duke bërë që të arrestohen tre persona. Kështu, një shqiptar dhe dy shtetas grekë janë vënë në pranga nga Policia në qytetin e Selanikut, pasi janë kapur me lëndë narkotike në banesë. Sipas mediave vendëse, raportohet se në pranga kanë rënë një shqiptar 54 vjeç si dhe dy grekë, përkatësisht 30 dhe 39 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Gjatë operacionit të policisë, mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar 28 pako me 28 kg 941 gram marjuanë, 838 gram kokainë, 1 kg e 229 gram vaj hashahi, 2 peshore, 1 pako me lëndë të bardhë të paidentifikuar, 3600 euro, 9 celularë, si dhe dy fishekë. Ndërkaq, policia vijon ende hetimet për persona të tjerë, të përfshirë në prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.