AKTUALITET

Klement Balili i varfër, “Antimafia” verifikon familjarët

10:10 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Prokuroria për Krime të Rënda zgjeron rrethin e familjarëve të Klement Balilit vënë nën hetim pasuror. “ABC News” ka mësuar se në emër të Balilit rezultojnë vetëm një banesë në fshatin Stjar të Delvinës dhe një llogari bankare. Pronat e tjera, bashkë me kompleksin turistik, janë në emër të të vëllezërve. Klemend Balili, I cilësuar nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, rezulton i varfër në Shqipëri. Krahas hetimit penal, Balili dhe pjesëtarët e afërm të familjes së tij po hetohen me ligjin “Antimafia” edhe për pasurinë e tyre. Burimet thonë se nga hetimet e kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, Balili rezulton se ka në emër të tij vetëm një banesë në fshatin Stjar të Delvinës dhe një llogari bankare, ku merrte edhe rrogën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Transportit në Sarandë. Në këtë llogari rrjedhëse është gjetur një sasi e vogël parash. Sipas akuzës, asnjë pronë tjetër apo pasuri si tokë e truall apo  ara, nuk figuron në emër të Klement Balilit, qofshin këto edhe në bashkëpronësi. Për këtë fakt, prokuroria ka zgjeruar rrethin e pjesëtarëve të familjes së Balilit të cilëve po u verifikohet pasuria. Kompleksi turistik në Sarandë “Santa Quaranta” nuk është në pronësi të Balilit por të vëllait të tij, pasuria e të cilit tashmë po verifikohet. Prona është privatizuar shumë vite më parë me procedura të rregullta, por nuk mund të verifikohet origjina e parave të privatizimit të ndërtesës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.