POLITIKË

Kreu i LIBRA-s/ Ben Blushi: E kemi qeverinë teknike, s’na duhet një e re

08:33 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, u shpreh dje nga Vlora, se vendi nuk ka nevojë për qeveri teknike, pasi teknike është edhe kjo që ka tani. Sipas tij, i vetmi premtim që mbajti kjo qeveri teknike, ishte kanabizimi i Shqipërisë, prandaj nuk ka nevojë që një qeveri teknike ta zëvendësojmë me një tjetër. Blushi theksoi se e rëndë- sishme është të hyjmë në zgjedhje me standarde pozitive dhe më e mira është të kemi votim elektronik. “Kjo qeveri është qeveri teknike, e cila në katër vjet nuk ka marrë asnjë vendim politik veç njërit, të kanabizojë Shqipërinë. Të gjitha vendimet e tjera, ministrat e kësaj qeverie janë ca teknikë të rëndomtë që i shërbejnë një tekniku pak më të gjatë”, – u shpreh Blushi. Ai ishte dje në Vlorë për të parë zgjedhje, se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të qenë opozitë. Kështu që, unë nuk e kam këtë shqetësim, por është e drejta e tyre të marrin vendim dhe të mos hyjnë në zgjedhje. Nuk ka asnjë problem për mua”. procesin e firmosjes së qytetarëve për regjistrimin e LIBRA-s në zgjedhjet e 18 qershorit. “E rëndësishme është që të shkojmë në zgjedhje me standarde zgjedhore. Për 10 ditë kemi mbledhur 5 mijë firma. Do të shkojmë me dyfishin e saj, për të shmangur çdo dinakëri të vogël të KQZ-së”, – tha Blushi. Në Vlorë është ngritur një çadër për mbledhjen e firmave që do i paraqiten KQZ-së. Sipas Blushit, parashikohen që të mblidhen vetëm në pak ditë rreth 10 mijë firma. “Shpresoj që Edi Rama të mos më bllokojë për të kandiduar, ashtu siç më pengoi në garën për kryetarin e Partisë Socialiste”, – tha Blushi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.