POLITIKË

Kreu i PD/ Vetingu hap negociatat? Basha-Mogherinit: Bullshit!

08:38 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Opozita këmbëngul se nuk ka dialog pa kr ijimin e një qeverie teknike e cila ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira. Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ktheu dje përgjigje të ashpër përfaqësueses së lartë të BEsë, Federica Mogherini, e cila gjatë vizitës në Tiranë artikuloi si kusht të vetëm për hapjen e negociatave zbatimin e vetingut. Nga çadra e vendosur para selisë së Kryeministrisë, kreu i PD-së Basha, deklaroi se nuk mund të ketë hapje të negociatave pa zgjedhje të lira, dhe se çdo deklaratë tjetër është broçkull. “Erdhën këtu personalitetet europiane dhe u treguan qartë shqiptarëve se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa luftë kundër krimit, pa luftë kundër drogës, pa luftë kundër korrupsionit dhe pa drejtësi të vërtetë e të pakapur, dyert e Europës nuk mund të hapen për Shqipërinë. Ju e dëgjuat këtë mesazh; e gjithë bota e dëgjoi këtë mesazh; tani po na thonë ‘bëjeni vetingun se do të hapim negociatat’. Kësaj në shqip i themi broçkulla, në anglisht ka një fjalë: bullshit”, – u shpreh kreu i PD-së. Z. Basha replikoi dje në distancë me rivalin politik Rama për çështjen e vetingut, duke e akuzuar se kërkon të vendosë nën kontroll drejtësinë. “Prandaj u fut në çadrën e korrupsionit të shoqërisë civile, çadrën e bërë njësh me krimin, çadrën e bërë njësh me korrupsionin, për t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Nëse e do vetingun, hap rrugën për qeveri teknike dhe do të ketë veting të vërtetë, me prokurorë dhe gjyqtarë të pakapur që do të nisin menjëherë investigimet për korrupsionin, krimin dhe politikën e lidhur me të”, – theksoi z. Basha. Në lidhje me negociatat për zgjidhjen e situatës politike, ai përsëriti se kushti kryesor është krijimi i një qeverie të re. Kreu i PD-së bëri të qartë se nuk ka bisedime, por vetëm dialog, për të përcaktuar largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Përndryshe, vala popullore do e rrëzojë. “Vendimi është. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Nuk ka bisedime, negociata, ka vetëm dialog për të përcaktuar largimin tënd dhe ardhjen e një qeverie teknike që, pa dyshim, kërkon vullnet të gjerë politik. Nuk do të negociojmë futjen tonë në qeveri, do jemi opozita, derisa qytetarët me votën e lirë të vendosin kush do të jetë. Por harroje se do të bësh zgjedhje me ministrin tënd të Brendshëm, që njihet botërisht si mbrojtës e garantues i krimit dhe drogës. Harroje se do bësh zgjedhje me zotërinë tënde, që gdhihesh e ngrysesh me narko-trafikantë e kriminelë sa në zyrë e sa në hotel. Harroje se do kesh zgjedhje me kriminelët kryetarë bashkish e kriminelët në parlament. Kjo republikë e vjetër do të shembet me çdo kusht e çdo çmim. Hapi i parë është qeveria teknike. Nëse do të dëgjosh zërin e qytetarëve, duhet të kontribuosh një orë e më parë për t’i lënë vendin qeverisë, përndryshe vala popullore do të të rrethojë e rrë- zojë. Thirri mendjes! Hape rrugën për qeveri teknike, ose populli do ta hapë me fuqinë e vullnetit të pathyeshëm”, – theksoi z. Basha. Ndaj, në ditën e 15- të të protestës, lideri i opozitës theksoi vendosmërinë për të qëndruar para Kryeministrisë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave që garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme. Z. Basha i bëri thirrje Ramës të lërë lojërat, pasi askush nuk e beson se ai është i vendosur për zbatimin e vetingut, teksa e garantoi se nuk ka veting pa zgjedhje të lira. Ndërsa në mbrëmje, kreu i Partisë Demokratike iu drejtua ashpër kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se ai e di mirë që me zgjedhje të lira e të ndershme, jo vetëm largohet nga pushteti, por vihet edhe para drejtësisë e, me shumë gjasa, përfundon pas hekurave. “Me zgjedhje të lira e të ndershme populli e ka marrë vendimin dhe Rama do shkarkohet me plebishit të përmasave të padëgjuara në historinë e Shqipërinë. I zhytur deri në fyt në lidhjet me krimin, me banditët më të njohur, me drogën dhe paratë e drogës, ai e di se me zgjedhje të lira largohet nga pushteti, do përfundojë para drejtë- sisë, e me gjasa prapa hekurave”, – deklaroi z. Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.