POLITIKË

U kaloi afër çadrës, Rama i përshendet protestuesit, ata e qëllojnë  

13:39 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka kaluar sot afër çadrës së protestuesve të opozitës. Ndonëse e dielë, raportohet se kryeministri ka qenë fillisht në zyrën e tij, e prej andej ka zgjedhur të ecë në bulevard, shumë pranë çadrës së ngritur nga opozitarët. Një gjë e tillë ka sjellë irritimin e protestueve të djathtë, të cilët kanë fishkëllyer, duke mos kursyer edhe sharjet në kor në drejtim të tij. I shoqëruar nga truprojat e tij, kryeministri nuk e ka prishur aspak terezinë, ndonëse ka kaluar pranë çadrës së ngritur nga opozita,  përballë godinës së Kryeministrisë, duke u futur më pas në lokalin afër Gjykatës Kushtetuese. E ndërsa kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, ia ka lënë hapur “derën” Ramës, teksa ka pohuar se në rast pendimi të mund të shkonte në “Çadrën e Lirisë” si kapitullues dhe të firmosnin marrëveshjen e qeverisë teknike, Rama ka zgjedhur të bëjë vetëm një shëtitje afër tyre. Në ditën e 16 të protestës, opozitarët nuk tërhiqen nga kushtet e tyre.

Rama shijon drekën, përshëndet protestuesit

Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, duket se nuk e kanë shqetësuar aspak sharjet e shumta në drejtim të tij. Pasi ka shijuar drekën me bashkëshorten dhe djalin e tij, Zaho në një restorant afër çadrës së ngritur, ai ka përshëndetur nga larg protestuesit e opozitës. Mirëpo, irritimi i tyre ka shkuar deri aty, sa e kanë gjuajtur nga larg me ujë, vezë dhe patate. Edhe pse dy ditë më parë, koalicioni doli me një deklaratë zyrtare se është gati të dialogojë me opozitën për të zgjidhur krizën politike dhe për ta rikthyer PD-në në parlament, këta të fundit kanë shprehur se janë të gatshëm të dialogojnë, por duke bërë të ditur katër kushtet e tyre.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.