POLITIKË

Lëvizja e opozitës, Mediu lobon në SHBA

09:09 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një tjetër mesazh nga Amerika erdhi dje në mbësh tetje të protestës opozitare për votën e lirë. Një letër drejtuar zotit Basha, ku inkurajohet qëndresa për garantimin e zgjedhjeve të lira, është nisur nga selia e Kongresit Amerikan. Ka qenë kongresmeni Randy Hultgren ai i cili menjëherë pas takimit me kryetarin e PR-së, Mediun, është shprehur “pro” lëvizjes qytetare për votën e lirë. Takimi i kongresmenit Hultgren me zotin Mediu, është zhvilluar në vazhdën e takimeve që kryetari republikan, ka ndërmarrë për të informuar dhe sensibilizuar politikën e jashtme për situatën parazgjedhore në Shqipëri dhe tentativat e mazhorancës për të deformuar zgjedhjet e 2017-ës, nëpërmjet bandave, parave të drogës dhe refuzimit absolut për të ndërmarrë një reformë zgjedhore. Z. Mediu e informoi kongresmenin amerikan, që synimi i vetëm i qeverisë “Rama” është deformimi dhe grabitja e votës së qytetarëve në zgjedhjet e 2017-ës, ndërkohë që synimi i vetëm i protestës opozitare është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nën kujdesin e një qeverie teknike. Kongresmeni amerikan Hultgren shprehu bindjen e tij se opozita duhet të vazhdojë në rrugën e saj të protestës për të realizuar zgjedhje të lira, çka janë edhe themeli i çdo demokracie. Menjëherë pas takimit, ai shkroi edhe një letër drejtuar kryetarit demokrat Lulzim Basha, ku e inkurajon për përpjekjet e tij në këtë drejtim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.