POLITIKË

Mustafaj: KQZ vendos nëse do të kemi ‘skenar maqedonas’

09:03 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




A do shkojë protesta deri në fund? Kjo është një pyetje e rëndësishme. Unë besoj se, nga shenjat, do jetë një opozitë që do zgjasë. Momenti delikat i saj do jetë kur të gjenden përpara detyrimit ligjor për të bërë regjistrimin në KQZ për zgjedhjet, atëherë do shihet nëse kjo opozitë është e gatshme të lëshojë pe për qeverinë teknike apo do rezistojë deri në fund dhe do kemi skenarin maqedonas”, – tha Mustafaj për “News24”. I pyetur për takimin mes shefit të qeverisë, Edi Rama dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, para pak ditësh, nga ku erdhi edhe ftesa për bisedime ndaj opozitës, Mustafaj tha se ky takim ishte për t’i dhënë më shumë siguri Ramës. “S’kam informacion më shumë sesa ka opinioni publik për këtë takim. E konsideroj të rëndësishëm. Heq një pjesë të pikëpyetjeve që kanë shtruar sjelljet disidente të disa ministrave të LSI-së, po edhe disa deklarata të mjaftueshme për të treguar se çfarë ka mbrapa nga ana e Metës. Ky takim ishte më shumë për t’i dhënë siguri Ramës sesa Metës, mendoj unë, se Rama është më në pozitë delikate se Meta në këtë situatë. Heqja e mandatit të Prengës do ia kalojë mandatin një deputeti të LSI-së”, – tha Mustafaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.