AKTUALITET

Shkodër/ Gjobisnin bizneset, RENEA arreston 7 persona

09:46 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shtatë persona u arrestuan dje në Shkodër, pasi akuzohen se janë

pjesë e një organizate kriminale që me anë të dhunës dhe

kërcënimeve u vinin gjoba tregtarëve të ndryshëm në këtë zonë. Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga forcat RENEA. Në prangat

e policisë përfunduan shtetasit Muhamet Lici, 25 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 8 muaj burg për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të

armëve dhe municionit luftarak”; Abedin Bajraktari, 27 vjeç, i dënuar më parë; Denis Skutina, 24 vjeç; G.S., 17 vjeç; Besmir Domnori, 24

vjeç; Gëzim Vajushi, 57 vjeç, i dënuar më parë dhe Fatmir Dibra, 53 vjeç. Mesditën e djeshme, 25-vjeçari Lici, i cili dyshohet të jetë

në krye të këtij grupi, u arrestua së bashku me një person tjetër në sy të shumë qytetarëve, teksa ndodhej në një lokal në këtë qytet. Ndaj të gjithë këtyre personave, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë ekzekutimit të urdhër-arresteve dhe kontrolleve në banesat e personave

të lartpërmendur, u sekuestruan dy automjete, një “Mercedes-Benz” i blinduar, me targa AC 108 – u,dhe një “Fiat”, 7 telefona celularë, 6 uniforma kamuflazhi,një targë makine BP 1065 HT, një palë dylbi, tre

skafandra motori, një sasi kanabisi, si dhe fletore shënimesh, ku ishin të shënuar emrat e personave që gjobisnin dhe paratë që kishin paguar. Sipas prokurorisë, këta persona kishin krijuar një strukturë

kriminale për të mbledhur me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve, shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales, të Rrugës së Gjerë të Kirasit. Hetimet për këtë grup nisën 6 muaj më parë, ndërsa “kokat” e tij angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar shumat nga 1.000 lekë deri në 3.000 lekë.

Ndërkaq, vijojnë hetimet për të zbuluar edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal. DOSJA E PROKURORISË Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka caktuar masën e sigurimit për disa persona nga Shkodra, të cilët kishin krijuar një strukturë kriminale për të mbledhur me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve, shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales, të Rrugës së Gjerë

të Kirasit etj. Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme, se ky grup personash është i dyshuar për veprat penale të

“Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” dhe “Krijimit të Grupit Kriminal”. Prokuroria për Krime të Rënda ka zhvilluar një hetim disamujor, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e Drejtorisë

së Policisë Vendore Shkodër. Në kuadër të këtij hetimi, rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të

grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1.000 lekë deri në 3.000 lekë. Numri i

tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma mujore është tepër I lartë. Nga veprimet hetimore të Prokurorisë për

Krime të Rënda rezulton se ky grup ka qenë aktiv të paktën

që nga tetori 2016, kohë kur është regjistruar procedimi penal kundër tyre. Sipas të dhënave hetimore, ky grup, fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit, dhe më pas ka operuar vetë, duke detyruar tregtarët që tëpaguanin “taksën mujore” tek ata. Anëtarët e grupit

kishin për detyrë të zbatonin urdhrat e drejtuesve të grupit, si dhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete

që janë pranë tyre apo deportojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojnë “aktivitetin”. Njëkohësisht, këta shtetas, në ditët e fundit

të çdo muaji, kalojnë në lokalet apo dyqanet në tregun Zdrale Shkodër, duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura te drejtuesit e grupit. Organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin

porositë anëtarëve të grupit, i dërgonin me makinë në zonën e tregut, dhe këta takoheshin me çdo tregtar dhe i merrnin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin. Ky aktivitet

kriminal është provuar se është shtrirë në kohë, nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017. Pra, nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se kemi të bëjmë me disa persona që kanë njohje dhe

lidhje midis tyre, që kanë bashkëpunuar me njëritjetrin në kryerjen e shumë veprave penale me qëllim fitimi, si shtrëngimi me anën e

kanosjes për marrjen e pasurisë. Ky bashkëpunim nuk është i astësishëm, pasi anëtarët e tij kanë njohje me njëri-tjetrin, ka një shtrirje të aktivitetit kriminal të provuar të paktën prej 4 muajsh. Në bazë të hetimit të deritanishëm, Gjykata për Krime të Rënda pranoi

kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për disa persona, masa të cilat i janë dorëzuar Policisë së Shtetit për t’i zbatuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.