AKTUALITET

U shiti të njëjtin apartament disapersonave, prangoset administratorja

09:57 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Administratorja e një firme ndërtimi është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit. Burime zyrtare të policisë sqaruan se në pranga ka përfunduar Vjollca Hoxholli, 55 vjeçe. “Që prej vitit  2007, Vjollca Hoxholli kryen funksionin e administratores te një firmë ndërtimi, dhe në këtë periudhë kohore dyshohet se me anë të mashtrimit ka premtuar shitjen e katër apartamenteve në rrugën ‘Teodor Keko’,  shtetasit D.S., 56 vjeç, dhe pasi ka përvetësuar shumën monetare  prej 318.580 eurosh, i ka shitur ato te shtetas të tjerë, më konkretisht, njërin prej tyre shtetasit E.M., 43 vjeç, banues në Tiranë”, sqaron policia. 55-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve” (kontrata). Hoxholli ka qenë e proceduar edhe më parë për mashtrim. Në prill të vitit të shkuar, Prokuroria e Tiranës e dërgoi atë për gjykim, duke e akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”. Hetimi i prokurorisë nisi në bazë të kallëzimit të shtetasit A.M., i cili ka konstatuar se dy apartamente dhe dy garazhe të blera në vitin 1997 në firmën “Hoxholli”, kompania paraardhëse e “Gora”, i janë shitur në vitin 2006 një personi tjetër, i cili rezultoi të ishte motra e së pandehurës. Nga hetimi ka rezultuar se, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, pronat e blera nga kallëzuesi në pallatet e “Hoxhollit” në vlerën 13 milionë lekë të reja, e pandehura Vjollca Hoxholli ia ka “shitur” motrës së saj, Sadete Bejdo, shumë vite më pas. Ndërkaq, edhe bashkëshorti i Vjollcës është arrestuar dy vite më parë për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”, kryer më shumë se një herë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.