Show-Bizz

Video/ Lopët rrëzojnë kazanët e plehrave në rrugën drejt Surrelit

09:00 - 05.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tornado e vërtetë u duk sikur kish kaluar dje në Shkozë, pasi 3 kazanë plehrash të mbushur plot, u rrëzuan buzë rrugës duke vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve. Një rrugë e cila ka ndryshuar rrënjësisht infrastrukturën e saj muajt e fundit me ndërhyrjet e bollshme të Bashkisë së Tiranës.

Po ku të lënë lopët të rivitalizosh këtë vend? Njeriu ndreq e lopa prish – kjo nuk është hera e parë që gjedhët rrëzojnë kazanët e plehrave duke ndotur ambientin në këtë rrugë të fisme që të çon drejt Surrelit, Shëngjergjit, Shënmrisë e më tej. GSH.al ka siguruar pamje nga parakalimi i përditshëm i lopëve të cilat pasi kullosin s’dihet se ku, gjatë kthimit për në shtëpi bëhen pengesë për qarkullimin në rrugën e Shkozës.

E nëse Bashkia e Tiranës ka një program trajtimi të qenve rrugaçë duke i sterilizuar ato, institucionit në fjalë do ti duhet të marrë masa edhe për një tjetër problem jo të vogël, atë të disiplinimit të lëvizjes së gjedhëve në një nga rrugët më frekuentuara në periferi të kryeqytetit, jo vetëm nga qytetarët e thjeshtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.