20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 6 Mars 1997

06:49 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protestuesit rrethojnë godinën lokale te Shik-ut. Deri pas mesnate luftë e ashpër mes dy palëve




Beteja në natës në Vlorë: “3 të vrarë”

Tragjedi në qytet, dhjetra të plagosur, ushtria në alarm.

Kryeministri Meksi padit ne gjykatë: Greva e studentëve vlonjatë e paligjshme. Të shpërndahen.

Vlorë – Vlora përgjaket sërish. Këtë herë në mënyrë të rëndë dhe tejet tragjike. “Një i vrarë dhe dhjetë të plagosur, dy prej tyre të cilëve në gjëndjë të rëndë, tani duhet të më falni makina sapo ka sjellë një tjetër të plagosur, zëri i njërit prej punonjësve të spitalit të Vlorës që e konfirmoi lajmin për “Gazeta Shqiptare”, nuk kishte nevojë për koment, i vrari i mbrëmshëm quhet Fatmir Tezaj.

Vetëm një orë më pas një tjetër person nga spitali ka konfirmuar: Njëzet të plagosur dhe një i vdekur. Plagët janë shkaktuar nga armët e zjarrit dhe nga goditjet me thika.

Vetëm pak çaste pas mbërritjes së lajmit në kryeqytet është mobilizuar edhe ushtria. Me dhjetra kamionë të rëndë janë parë mbrëmë të përshkonin me shpejtësi të pazakontë rrugët e Tiranës. Destinacioni dukej i qartë. Ndonëse vetë ushtarakët – (mbrëmë kemi pyetur disa prej tyre) – nuk ishin të qartë mbi shkakun e urdhrit që kishin marrë.

Ndërsa mjekët luftonin me vdekjen në sallat e operacionit, makinat qe sjellin të plagosurit e betejës së natës nuk rreshtin së ardhuri në spital. Pak pas mesnatës një tjetër zë i lodhur nga spitali ka konfirmuar tre të vrarë dhe shumë të plagosur. Mbrëmë ka qenë e vështirë që të behej një bilanc i të vrarëve dhe i të plagosurve.

Njerëz të shtrirë që nuk kuptoheshin  nëse ishin te gjallë apo të vdekur. Makina që shkonin e vinin pa pushim dhe krisma, shumë krisma e shpërthime që i ka dhënë mbrëmë Vlorës pamjen e një sheshi beteje. Godina e SHIK-ut është rrethuar sakaq nga njerëz të acaruar keqazi. Deri vonë natën nuk kanë pushuar të shtenat e frikshme të armëve dhe shpërthimet e dinamitit.

Ngjarja e rëndë sipas rrëfimit të shumë dëshmitarëve te ngjarjes ka nisur aty rreth ores 21:20 ndërsa qyteti i protestës kishte nisur të qetësohej pas një tjetër dite të lodhshme. Një furgon (dëshmitarët thanë se) mbante targa të Tiranës i është afruar me shpejtësi godinës së Universitetit ku strehohen grevistët studentë të urisë. “Dorezoni armët qe keni marrë me vete” – kanë thënë 10 deri ne 15 civilët që kanë zbritur nga makina me targa civile.

Njerëzit që prej kohësh ruajnë studentët e ngujuar janë grumbulluar menjëherë rreth civilëve të panjohur dhe menjëherë ka nisur një zënkë e ashpër.

Një thikë e drejtuar nga njeri prej civilëve është ngulur në trupin e një 17-vjeçari dhe furgoni është drejtuar me shpejtësi andej nga shkolla e Marinës.

Ka shkuar drejt SHIK-ut, në fakt godina e SHIK-ut të Vlorës është pikërisht në këtë drejtim. Njësoj si dy netë më parë, me dhjetra-mijëra vlonjatë kanë dalë në rrugë duke u drejtuar nga godina e SHIK-ut ku ka nisur përleshja e ashpër. Me dhjetra makina kanë shpejtuar drejt vendit ku ndodhet selia e SHIK-ut. Në momentin e parë studentët grevistë nuk kanë ditur se çfarë po ndodhte rreth tyre. “Kemi parë shumë njerëz të egërsuar, por ende nuk e dimë të saktë se çfarë ka ndodhur. Por situata na duket shumë e tensionuar si rrallëndonjëherë”, është përgjigjur në anën tjetër të telefonit njëri nga studentët. Vetëm disa çaste më pas edhe ata e kanë mësuar se tragjedia ishte shumë e rëndë se çka mund të mendohej. Krismat dhe gjaku tashmë kishin marrë dhenë. Vlora ishte përgjakur sërish keqas. Spitali i qytetit dje ka kaluar një tjetër natë tmerri. Makina të ndryshme kanë sjellë të gjakosur, të cilët në momentin e parë nuk kuptoheshin nëse ishin gjallë apo jo.

Sipas demonstruesve tre nga të plagosurit janë rrëmbyer nga njerëz të panjohur dhe kjo ka shkaktuar një tjetër lëvizje të makinave të vlonjatëve. Aty nga ora e 23:30 oborri i godinës së SHIK është përfshirë nga një zjarr i dëndur, ndërsa vazhdonte përleshja e ashpër. Sipas pohimeve të para ende të pankofirmuara plotëtisht furgoni që ka shkaktuar incidentin ka rrëmbyer disa nga personat me të cilët janë ballafaquar civilët. Krismat në Vlorë janë dëgjuar deri pas mesnate dhe konfirmimi i lajmeve të sakta nga tragjedia më e fundit e qytetit ka qenë me të vërtet një gjë tejet e vështirë. Një gjë nuk ka pasur nevojë për konfirmim në Vlorë mbrëmë është bërë kasaphanë. ar.me/fa.ba


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.