POLITIKË

Basha flet për herë të parë për 1300 kontenierët: Genocid ndaj shqiptarëve

18:23 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i opozitës sot nga “Çadra e Lirisë”, ka folur për herë të parë në lidhje me lajmi për 1300 kontenierë me lëndë kimike në Shqipëri. “Lajmet po presin konfirmimin, por duket se jemi përballë një krimi të përmasave të paimagjinueshme. 1300 kontenierë me peshë prej 30 ton secili kanë hyrë dhe janë shpërndarë nëpër vendin tonë. Rrezikojnë në mënyrë fondamentale shëndetin dhe sigurinë e shqiptarëve që ndodhen në zonat ku ato janë futur, ky është genocid ndaj shqiptarëve. Kur krimi dikton axhendën e qeverisë ja çfarë ndodh”.  Rama erdhi në pushtet dhe me votat e atyre që menduan se do të anulonte ligjin e mbetjeve. Por pasi i mori këto vota Rama shkeli dhe këte premtim.

Duke çuar në parlament një ligj që i hap rrugë importit të mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri.Shkelje flagrante dhe delegjitimim i një qeverisje dhe kryeministri”, ka thënë kryetari i PD. Protestës së natës së sotme i është bashkuar edhe shoqëria civile. Basha shprehu falenderimin e tij për mbrojtjen që po i bëjnë kësaj kauze. Nga ana tjetër ai shprehu se një pjesë e mirë e shoqërive civile në vendin tonë janë të financuar nga krimi. “Ka dy shoqëri civile. Një është ajo e paguara e tendave të paguara nga krimi dhe korrupsioni me shoqata që do duhet një ditë të përgjigjen sa lekë kanë marrë nga taksat e shqiptarëve dhe europianëve dhe ju jap fjalën që një ditë do përgjigjen një më një.

Turp mbi ta dhe ata që i financojnë. Njerëz që kurrë nuk u ngritën në këmbë për hallet e shqiptarëve. 50 e kusur shoqata për ti dhënë zë alibisë kriminale të elitës së korruptuar. Ku ishit kur kjo qeveri kriminalizoi parlamentin dhe bashkitë e vendit? Ku ishit kur ktheu ligjin e importit të mbetjeve? Së shpejti do të ballafaqoheni me Republikën e re dhe ligjin e saj”, është shprehur Lulzim Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.