POLITIKË

Deputeti LSI, Flamur Çela: Verifikime për parkimet me pagesë në Vlorë

12:43 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i LSI në Qarkun e Vlorës, Flamur Çela, ka dalë në një deklaratë për shtyp në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të parkimeve me pagese, duke dalë në krah të qytetarit dhe jo kompanisë. Në prononcimin e tij, Çela është shprehur se do ti dërgoje institucionit të Prefektit verifikimin e sanksioneve te vendosura nga kompania si gjoba dhe bllokuesit të cilat vendosen pa asnje miratim ndërsa Këshillit  Bashkiak kërkesën se në raste të miratimit të tyre gjoba mos të jetë më shumë  se 500 lekë te reja. Sipas deputetit, askush nuk ka të drejtë të bllokoj automjetet në bazë të ligjit ku ka cituar dhe nenin përkatës. Çelaj ka shtuar se arsyeja e kësaj deklarate është përplasja e vazhdueshme e qytetarëve me kompanine  e parkimeve ku drejtuesit e automjeteve e quajnë antiligjore me të drejte, vendosjen e bllokuesit dhe gjobën ndërkohë  ka apeluar instancave të drejtësisë  për verifikim e këtyre rasteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.