![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
“Gjermani, ju s’keni lidhje me demokracinë. Këto praktikat e fundit tuajat nuk kanë dallim nga praktikat naziste të së kaluarës,” është kjo deklarata e Presidentit turk, Erdogan, që solli edhe reagimin e qeverisë Merkel. Zëdhënësi i qeverise, Steffen Seibert i bëri thirrje të dyja palëve të ruajnë qetësinë dhe të mos vënë në rrezik lidhjet e ngushta mes dy aleateve të NATO-s. “Ne refuzojmë çdo krahasim mes politikave të republikës demokratike të Gjermanisë dhe nazizmit. Krahasime të tilla janë absurde dhe totalisht pa vend, pasi çojnë drejt një gjëjë; zhvlerësimin e krimeve kundër njerëzimit”, tha Steffen Seibert.
Seibert shtoi se Gjermania do të vazhdojë të lejojë mbajtjen e tubimeve të politikanëve turq në vend për aq kohë sa tregohen të sinqertë lidhur me qëllimet e tyre dhe nuk i importojnë konfliktet turke në Gjermani. Ndërkaq,ka reaguar edhe ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili theksoi nevojën për normalizimin e atyre që ai i cilësoi marrëdhënie “tepër të tensionuara” me Turqinë. Këto komente, ai i bëri në Bruksel, gjate takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.