POLITIKË

Letra/ Meta, partive: Dorëzoni emrat për komisionet e vettingut

12:43 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Kuvendit Ilir Meta u është drejtuar me një letër krerëve të grupeve parlamentare, përmes së cilës kërkon të dorëzohen propozimet për emrat e komisioneve të Vettingut.

Afati për dorëzimin e tyre është ora 16 00 e ditës së sotme, dy ore para nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare.

Ndërsa opozita ka shpallur prej 17 ditësh bojkotin e plote te Kuvendit, Parlamenti do te mblidhet sot pasdite ne orën 18 per te hedhur hapin e pare drejt zbatimit te vetingut, procesi me kryesor i reformës ne drejtësi.

Mbajtja e seancës u njoftua ne faqen e kuvendit, ku thuhet se parlamenti ka ne rend te ditës dy pika:

Projektvendimin “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit, si dhe projektvendim tjetër, “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc, për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit te gjyqtareve e prokuroreve.

Te dyja kalojnë me votim me shumice te thjeshte, por problem mbetet bojkotimi i seancës nga opozita.

Komisioni Ad Hoc përbehet nga gjashte anëtare, nder te cilët 3 i takojnë opozitës. Mungesa e demokrateve bllokon funksionimin e tij, duke vene ne pikëpyetje verifikimin e kandidateve per institucionet e vetingut.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.