BOTA

Maqedoni/Ivanov nuk tërheq vendimin, Zaev ende pa mandatin e qeverisë

19:25 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edhe pas vizitës së shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini në Maqedoni, në Maqedoni, kriza ende nuk është zgjidhur. Presidenti Gjorgje Ivanov nuk po e ndryshon vendimin në lidhje me mandatimin e shumicës parlamentare për formimin e qeverisë dhe kjo duket se po e zhyt vendin në një krizë edhe më të thellë. Nga kabineti i Ivanovit nuk ka ndonjë informacion të ri nëse ky i fundit planifikon që eventualisht të tërheq vendimin për të mos ia dhënë mandatin Zaevit. Ndërkohë, Kuvendi ende nuk është konstituuar, ndërsa çdo ditë para Kuvendit mbahen protesta të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”.

VMRO-DPMNE-ja vazhdon të mos pranojë faktin e formimit të shumicës së re parlamentare, pas marrëveshjes që përfshin edhe Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare. Partia e Gruevskit bën thirrje që ajo të refuzohet dhe vendi të organizojë zgjedhje të reja parlamentare.  “Në zgjedhjet që kaluan, qytetarët votuan për VMRO-DPMNE dhe jo për platformën shqiptare. Është e papranueshme që platforma të bëhet kusht për formimin e qeverisë në Maqedoni. Ajo qeveri do të ishte qeveri shqiptare. Zgjidhja e vetme dhe përgjigja e të gjitha çështjeve do të mund të merret në zgjedhjet e reja parlamentare, duke hedhur çdo platformë nga shtetet tjera – kanë deklaruar eksponent politik nga VMRO-DPMNE.

Shefi i delegacionit të BE-së Samuel Zbogar nuk deshi të komentojë zhvillimet e fundit, por ju referua deklaratës së Mogerinit e cila gjatë vizitës së saj në Shkup, ku i bëri thirrje presidentit Ivanov të respektojë Kushtetutën dhe t’i japë mandatin shumicës së sapoformuar parlamentare për formimin e ekzekutivit të ri. Meqë përfaqësuesja e lartë Mogerini ishte këtu të enjten e kaluar, është më e rëndësishme se çfarë ajo tha se sa ajo që do të them unë. Gjatë vizitës së saj, ajo ishte shumë e qartë se cilat duhet të jenë hapat e ardhshëm – deklaroi ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.