POLITIKË

Rama-Meta, takim tjetër në ambientet e Kuvendit (caktohen emrat e vetingut)

14:56 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Rama ka takuar sonte në kryesinë e Kuvendit, kreun e LSI, Ilir Meta. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili. Konferenca e Kryetarëve që mblidhet zakonisht përpara seancën parlamentare, nuk është mbledhur ende për shkak të mungesës së kuorumit.

PDIU ka propozuar Shpëtim Idrizin si një prej anëtarëve të komisionit që do të skanojë kandidaturat për komisionet e vetingut, ndërsa LSI-ja ka propozuar Luan Ramën.

TAKIMI I PARADITES RAMA-META

Ky takim që u zhvillua pak orë përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare për Vettingun, nga sa mësohet kishte në qendër të saj pikërisht mbledhjen e sotme,  ku opozita shprehu hapur qëndrimin se nuk do të marrë pjesë. Në këtë takim merrte pjesë kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, si dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Ky i fundit, pas këtij takimi, u pyet nga mediat se cilat janë tre emrat që propozon mazhoranca, por nuk ka preferuar të japë asnjë detaj,  duke u shprehur vetëm se, duhet të ndjekim seancën e sotme parlamentare. “Për emrat, ndiqni seancën e sotme parlamentare”,  –  ka thënë shkurtimisht, Ruçi. Ndërkohë që tashmë pritet nisja e seancës së  jashtëzakonshme plenare, për të mësuar emrat e përzgjedhur nga mazhoranca, por jo vetëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.