BOTA

Mogherini: BE gati të hapë negociatat me Shqipërinë, pas reformës në drejtësi

18:56 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka deklaruar sot  në Bruksel se i ka informuar ministrat e Jashtëm të BE-së mbi vizitën në Tiranë dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Mogherini tha se pati angazhim për perspektivën evropiane të rajonit.  “Bashkimi Evropian është gati, tani i mbetet politikës shqiptare të nisë konkretisht reformën në drejtësi, duke zbatuar kushtin kryesor, procesin e vetingut. Pati mbështetje unanime për mesazhet që kam dërguar në rajon.




Pati angazhim të fortë për perspektivën europiane për rajonin. Nuk diskutuam për datën e hapjes së negociatave me Shqipërinë. ”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së. Më herët ajo e përshkroi vizitën në rajon të tensionuar. “Situata është e tensionuar dhe kjo paraqet sfidë, si të brendshme ashtu edhe rajonale, por edhe globale. Edhe vet rajoni ka kapacitete për t’u përballur me këtë nëse ruhet kredibiliteti i procesit të integrimeve evropiane”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.