BOTA

Mogherini: Të mbështetet rrugëtimi drejt BE i vendeve të Ballkanit

09:37 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Europian në Tiranë, Federica Mogherini deklaroi sot në këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian se ky i fundit duhet të angazhohet fuqimisht për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim, shefja e diplomacisë europiane, Mogherini, ka njohur ministrat me rezultatet e vizitës së saj në rajon. “Bashkimi Europian duhet të angazhohet fuqimisht për ballkanin Perëndimor. Të mbështetet rrugëtimi drejt BE i vendeve të ballkanit”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë e Bashkimit Europian në Tiranë, Federica Mogherini. Ndërkaq, pritet që ky këshill të miratojë konkludimet, të cilat do të jenë baza për raportin, që liderët e 28 vendeve anëtare do ta miratojnë për Ballkanin Perëndimor, në samitin që do të mbahet më 9 dhe 10 mars në Bruksel.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.