AKTUALITET

Ngjarja horror/ 74 vjeçarja gjendet e vdekur në Tiranë e lidhur këmbë e duar

22:04 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete këtë mbrëmje ne banesën e saj ne Berzhitë. Pas telefonatës së bërë në numrin e Emergjencave, grupi hetimor ka shkuar menjëherë në banesën e 74-vjeçares Fatime Hida ku ajo u gjet e vdekur. Dyshohet se e moshuara mund të ketë rënë pre e grabitësve. “Nga kqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është  lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore,” bën me dije policia. Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme . Kufoma do të dërgohet për kryerjen e autopsisë nga mjeku  ligjor ndërkohë  po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të  ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.