POLITIKË

Opozitës i sos durimi, Paloka: Rama të mos guxojë pas 18 qershorit të hyjë në zyrë

10:38 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ashpërsohen tonet në Partinë Demokratike, ka qënë kryetari i grupit parlamentarë Edi Paloka bëri një deklaratë të fortë sot nga çadra e lirisë.

“Nëse ai do guxojë pas 18 qershorit pa pasur mandatin e shqiptarëve të hyjë në zyrën që nuk i takon më, se si do ta tërheqim pas flokësh apo pas ndonjë gjë tjetër…kjo pak rëndësi ka”, tha Paloka

Ai komentoi gjithashtu idenë që po qarkullon prej ditës së djeshme se nëse PD-ja nuk do të çojë sot emrat e anëtarëve të komisionit të Vettingut, vendin e saj do ta zërë PDIU-ja.

“Ky do ishte fundi. Do vërtetonte atë që kemi kohë që e themi. Rama si një Putin i vogël sepse ai kërkon të emërojë opozitën. Ky do të ishte fundi për të dhe për ata që ka rrotull”, theksoi më tej kreu i grupit të PD-së.

I pyetur për përgjegjësitë e Ilir Metës në këtë situatë, Paloka tha se “E kam fjalën për këtë qeveri për maxhorancën. Ne nuk i kemi ndarë ndonjëherë. LSI mund të bëjë deklarimet e herëpashershme kundër pjesës tjetër të qeverisë, qeveria qëndron në këmbë me votat e LSI”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.