POLITIKË

Seanca e jashtëzakonshme për vetingun, Rama-Meta “kokë më kokë”…

13:50 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kur kanë mbetur vetëm pak orë përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme plenare, krerët e koalicionit qeverisës po zhvillojnë një takim tek ‘Vila 30’. Nga sa mësohet, në këtë takim marrin pjesë kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, si dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Mësohet, se krerët e maxhorancës në qendër të takimit kanë  seancën e sotme, ku opozita ka shprehur hapur qëndrimin se nuk do të marrë pjesë. Ashtu siç u paralajmërua ditën e premte, Kuvendi do të mblidhet sot rreth orën 17:00, në një seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e komisioneve “ad hoc” për Vettingun. Kryeparlamentari Ilir Meta pak orë më parë i’u bëri thirrje grupeve parlamentare që të dorëzojnë emrat e deputetëve deri në orën 16:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.