Kryesore

Vetëm 21 kandidatë për 28 vende të lira, dështon ngritja e komisioneve të vetingut

19:19 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prania e vetëm 21 kandidatëve për 28 vende të lira në komisionet e vetingut e kanë detyruar maxhorancën sot të kërkojë shtyrjen e ngritjes së këtyre komisioneve dhe rihapjen e aplikimeve edhe për 1 javë tjetër. “70 aplikantë ishin me mungesë dokumentacioni”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.




Kuvendi u mblodh në një seancë të shkurtër dhe miratoi me 81 vota pro dhe 2 kundër vendimin për ta dërguar sërish procesin tek Avokati i Popullit. Deputetët e LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi ishin 2 votat kundër.

Ndërkohë, gjatë ditës në përpjekje për të gjetur një zgjidhje, kryeministriRama ka takuar në kryesinë e Kuvendit, kreun e LSI, Ilir Meta. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili. Konferenca e Kryetarëve që mblidhet zakonisht përpara seancën parlamentare, nuk u mblodh për shkak të mungesës së kuorumit. PDIU ka propozuar Shpëtim Idrizin si një prej anëtarëve të komisionit që do të skanojë kandidaturat për komisionet e vetingut, ndërsa LSI-ja ka propozuar Luan Ramën.

TAKIMI I PARADITES RAMA-META

Ky takim që u zhvillua pak orë përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare për vetingun, nga sa mësohet kishte në qendër të saj pikërisht mbledhjen e sotme,  ku opozita shprehu hapur qëndrimin se nuk do të marrë pjesë. Në këtë takim merrte pjesë kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, si dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi. Ky i fundit, pas këtij takimi, u pyet nga mediat se cilat janë tre emrat që propozon mazhoranca, por nuk ka preferuar të japë asnjë detaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.