AKTUALITET

Arrest me burg/ Shokon ish-komando: Më ka përdhunuar hallën, mirë ia bëra! Se mos është gjallë?

13:53 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pa asnjë shenjë pendese për krimin e rëndë që kreu, ku në mënyrë makabre i preu kokën me thikë bashkëfshatarit të tij, Nesim Hoxha është shfaqur përpara “bluzave të zeza”, ish-komando Alban Voda. Nga salla e gjyqit, ai, ka tronditur sërish me deklaratën e tij, ku përpara trupës gjykuese ka pohuar se nuk ndiente aspak pendesë për krimin e kryer.  Madje, 30-vjeçari ka shokuar teksa është shprehur se kishte bërë mirë që e kishte vrarë, duke befasuar me pyetjen e tij: ‘Se mos është akoma gjallë?’. E kam vrarë pasi më ka përdhunuar hallën. Ai më tha se do të përdhunojë të gjithë gratë e fshatit siç kam përdhunuar hallën tënde. Gjatë seancës gjyqësore, ku ndaj tij u caktua edhe masa e sigurisë ‘arrest me burg’, dolën në dritë edhe detaje të reja nga krimi.  Kështu, mësohet se 66-vjeçari Nesim Hoxha ishte i ulur në kohën kur Voda ka shkuar dhe e ka qëlluar nga pas me thikë. Ai fillimisht e ka goditur në brinjë dhe pasi ka parë që nuk kishte ndërruar jetë, i ka prerë kokën. Një ditë më parë, ish-komando shokoi me dëshminë e tij në polici, duke justifikuar krimin me pretendimin se Nesim Hoxha po tentonte ta mbyste me kokërr ulliri. Ndërkohë, frika e ndonjë hakmarrje të mundshem e ka boshatisur shtëpinë e ish-komandos Alban Voda në fshatin Ujë Mirë të njësisë Sukë në Bashkinë e Këlcyrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.