AKTUALITET

Detaje të reja/ Kryeplaku: Si e gjetëm të moshuarën të vdekur në Bërzhitë

13:58 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dalin në dritë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ne Bërzhitë të Tiranës, ku një 74-vjeçare u gjet e vdekur në banesën e saj.

Në “News 24” të afërmit  janë shprehur se ajo ishte ishte e ve dhe jetonte e vetme pasi nuk kishte fëmijë, ndërsa shtojnë se nuk ishte hera e parë që ajo është grabitur.

Sipas të afërmve në grabitjen e parë të banesës 74-vjeçarja është dhunuar dhe i janë marrë 2 milion e 400 mijë lekë. E moshura jetonte me blegtori përballë kryeplakut të zonës, ndërsa shtëpia është rikonstruktuar nga një fondacion holandez.

Ndërsa kryeplaku është shprehur se kishte dy ditë të cilën nuk e  kishte parë të moshuarën që të nxirrte bagëtinë, ndërsa dera e shtëpisë ishtë e hapur, ata kanë menduar se mos i kishte ndodhur gjë.

Ky ka qenë momenti kur kryeplaku është përballur me ngjarjen e rëndë, pasi ka parë të moshuarën në prag të shtëpisë me duar dhe këmbë te lidhura dhe me një qese të zezë të mbuluar në koke.

Ndërkohe policia po vijon për zbardhjen e ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.