BOTA

Fotot/ Droga 1 milionë euro, policia i ndjek nëpër çati, pranga 2 shqiptarëve në Itali

09:00 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në pranga të policisë italiane kanë rënë dy shtetas shqiptarë përkatësisht 22 dhe 23 vjeç. Arrestimi i tyre është bërë në lagjen e quajtur Borghesiana.

Në banesën e tyre u gjetën 240 kg marijuanë, 50 gramë kokainë e pastër, një pistoletë e rreth 20 mijë euro cash.

Sipas policisë italiane, lënda narkotike e sekuestruar do të kapte në treg një vlerë shitje prej 1 milionë euro.

Në momentin e arrestimit dy shqiptarët u përpoqën t’u fshiheshin forcave italiane të rendit, duke u larguar përmes çative të ndërtesave.

Pas pak koghkohe ndjekje, policia italiane ka mundur të prangosë dy trafikantët shqiptarë.

Aktualisht 2 shtetasit shqiptarë gjenden në burgun Regina Coeli të Romës në pritje të proçesit gjyqësor.

Akuza ndaj tyre është trafik lëndësh narkotike e armëmbajtje pa leje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.