BOTA

Greqi / Arrestohen dy shtetas shqiptarë, furnizonin me pilula “drogë” Shtetin Islamik

14:10 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Autoritete greke kanë njoftuar se kanë zbuluar një laborator në rrethinat e Athinës, ku prodhoheshin barnat me emrin Captagon, që njiheshin gjërësisht si “droga e Xhihadistëve”

Një shtetas shqiptarë me banim në greqi, është identifikuar si kreu i rrjetit ndërkombëtar që do të furnizonte me një sasi të madhe barnash narkotike luftëtarët e Shtetit Islamik.

Përdorimi i saj i stimulon luftëtarët e ISIS-it para operacioneve luftarake.

Autoritetet greke sekuestruan 650.000 pilula Captagon, vlera e të cilave përllogaritet në rreth 10 milion euro.

Gjithashtu  behet me dije se  arrestohen dy shtetas shqiptarë, nje tuk dhe nje grek , ndërkohë  shpallen në kërkim dhe tre te tjerë, përkatësisht, një shqiptar, një turk dhe një grek, i cili është një ish-oficer policie në pension.

Sipas mediave greke që citon burime nga organi i akuzës, shqiptari i shpallur në kërkim njihet me emrin Andrea, dhe prezantohej si biznesmen në fushën e ushqimeve.
Por sipas mediave kjo ishte thjesht një mburojë për trafikun e barnave që 47-vjeçari po përgatitej të realizonte.

Ai madje kishte porositur në një kantier në Athinë ndërtimin e një skafi të fuqishëm, të tipit Top Gun, me gjatësi 12.5 m.

Gjithashtu bëhët me dije se me këtë skaf do të kalonte ngarkesën e barnave narkotike nga Turqia për llogari të Shtetit Islamik.

Policia greke thotë se në bashkëpunim edhe me shërbime inteligjente të vendeve të tjerë, po punon për kapjen e kreut të grupit, që dyshohet se aktualisht ndodhet në Turqi dhe personave të tjerë që janë shpallur në kërkim


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.