Horoskopi

Horoskopi i datës 7 mars 2017

06:28 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Lidhja ka nevojë për një pauzë për të reflektuar. Duke planifikuar të ardhmen, po mendon më shumë për të kaluarën, kjo do të thotë se diçka duhet të ndryshojë. Pak të motivuar dhe të jo shumë të qetë në rutinën e punës, nuk jeni të qartë dhe nuk po tregoni durim.

DEMI

Do të keni shumë krijimtari dhe aftësi komunikuese. Do t’i shkruani vazhdimisht një miku të largët dhe mesazh pas mesazhi, distanca nuk do të ndihet më. Do të keni fat me ndërmarrje dhe kontakte me vende të huaja, të favorizuar nga njohja e mirë e gjuhëve që keni.

BINJAKËT

Do të keni tensione në çift. Është e vërtetë se Venusi është në anën e juaj, por sot është në konflikt me Hënën. Gjërat konkrete do t’ju ndihmojë në punë. Do t’u kushtoni vëmendje çështjeve financiare dhe si gjithmonë çdo projekt ka nevojë për një sponsor.

GAFORRJA

Me një atmosferë romantike dhe poetike, Hëna në shenjë ndryshon të gjitha sferat e jetës nga dashuria tek puna, nga ëndrra në realitetin e përditshëm. Treshja Diell-Mërkur-Neptun e bën çdo gjë më të bukur, duke ju përmbushur emocionalisht.

LUANI

Ndiheni të mërzitur dhe të prekur në sedër, tashmë që Hëna po ju ndjek në heshtje, pa ngritur edhe një gisht në favorin tuaj. Përkushtimi i saj është të mbajë të heshtura emocionet, ndjenjat si edhe ndoshta një dashuri të fshehtë.

VIRGJERESHA

Në çift njëri nga të dy po tregohet tekanjoz, ndoshta ju, por vetëm për argëtim. Kujdes, partneri është duke iu vëzhguar, i gatshëm për t’jua kthyer me të njëjtën monedhë. Xhelozia bren në zemër dhe të mbani emocionet nën kontrollin bëhet më e vështirë.

PESHORJA

Dita është e mbushur me pengesa, duke filluar me Hënën që përballet më Plutonin, i cili ka edhe prirje armiqësore. Të pakënaqur në të gjitha frontet! Nuk keni asnjë mbështetje nga planetët e tjerë, madje edhe Venusi ju anashkalon.

AKREPI

Do të keni krijimtari të fuqishme. Në udhëtime bëheni edhe më të hapur dhe veprimtaria që ndërmerrni është e mbushur me fantazi. Me partnerin nuk do të kufizoheni duke folur vetëm për dashurinë. Temat e parapëlqyera nisin nga muzika e deri tek piktura.

SHIGJETARI

Do të keni dëshira dhe ndjenja që do t’i mbani të kyçura, sidomos për ata që zemrën nuk e kanë plotësisht të lirë. Dashuri platonike dhe të pashprehura për beqarët, shumë të ndrojtur apo të pasigurt për t’u shprehur.

BRICJAPI

Në punë do të jeni të zotët. Me gjakftohtësi do të menaxhoni punët dhe situata të ndërlikuara edhe në distancë. Por, do të tregoheni largpamës dhe tejet analizues. Keqkuptimet në çift do të mund t’i sqaroni në një vend romantik, larg nga stresi i përditshëm.

UJORI

Kanë të drejtë të urtët, kur thonë se puna të ngushëllon. Sidomos, kur ndërmerr veprimtari krijuese, që ju e pëlqeni dhe ju jep kënaqësi. Kushtojini rëndësi edhe kohës së liri, duke u marrë me gatime, vallëzim ose gjëra të tjera që ju pëlqejnë.

PESHQIT

Do të keni romancë dhe krijimtari me Hënën dhe treshen Diell-Mërkur-Neptun që ju mbështesin. Duke ndjekur intuitën e juaj, nuk mund të gaboni. Partneri dhe miqtë do t’ju kushtojnë vëmendje të veçantë dhe ju ndjekin në veprimtarinë tuaj të shumëllojshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.