POLITIKË

Kodheli për homologun grek: Qëndrimet e tij quhen edhe lodra ushtarake

14:17 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u përfshi në një debat të ashpër me homologun grek pak javë më parë. Ajo reagoi ashpër ndaj deklaratave të bëra nga homologu i saj Panos Kammenos i cili tha “Shqipëria të mos guxojë të kërcënojë Greqinë. Fillimisht, përmes një statusi të publikuar në Facebook, Ministrja Kodheli i kujtoi vendit fqinj se NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike dhe për të ruajtur paqen kudo në botë, përballë çdo rreziku.

Por sipas Kodhelit, ka ende “satrapa” që veshin uniforma ushtarake dhe ngrenë fantazma të së shkuarës.

“NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve. Give peace a chance”, shkruajti Kodheli.

Ministri Kammenos i bëra deklaratat e tij kërcënuese ndaj Shqipërisë kur ishte në pikën kufitare Molivdoskepasti me veshje ushtarake.

Ndërkohë, në komisionin e Sigurisë më 27 shkurt, minisrja Kodheli i quajti këto deklarata “lodra ushtarake”.

 

PERGJIGJA E KODHELIT NDAJ PYETJEVE TE SPARTAK BRAHOS

“Ato quhen lodra ushtarake. Shpeshherë fqinjët tanë, dhe këtu vijmë te përgjigjja e pyetjes suaj të tretë, hedhin parulla për konsum të brendshëm politik. Kështu që, ne duhet të ndajmë se cilat janë për

konsum të brendshëm dhe cilat janë parulla apo deklarata që cenojnë sadopak sovranitetin dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Besoj se në momentin që nëpërmjet mediave dëgjohen deklarata apo dilet në publik i veshur në një mënyrë, kur duhet të vishesh në një mënyrë tjetër, nuk e ka penguar Shqipërinë të jetë pjesë e një misioni që ruan brigjet e aleatëve tanë turq dhe grek në detin Egje. Pra, ajo çka ne eksportojmë, dhe kjo është shumë e rëndësishme, është prezenca në misione që flasin për më shumë siguri të kufijve të tyre dhe për më shumë prezencë ushtarake tonën në kufijtë e tyre në ndihmë jo vetëm të refugjatëve, që prodhon lufta në Lindjen e

Mesme, por në ndihmë edhe të popullsisë vendase, qoftë të popullsisë turke, që laget nga ujërat e detit Egje, qoftë asaj greke.

Kjo është përgjigjja që ne japim dhe ky është misioni ynë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.