Kryesore

Konfiskohet një hotel 5-katësh në Vlorë, dyshohet si pasuri me të ardhura kriminale

15:04 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjykata për Krime të Rënda pranon kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda në konfiskimin e një hoteli 5- katësh, pasi rezulton nga hetimet paraprake se familjarët Brahimaj nuk justifikohen me burime të ligjshme mundësinë e blerjes së truallit me sip2500m2, në vlerën rreth 1 milionë euro.

Hetimi është ndjekur nga Prokuroria e Vlorës, ku  në vitin 2015 gjykata vendosi sekuestron  e preventivit dhe më pas hetimi i kaloi Prokurorisë për Krime të Rënda  në kuadër të ligjit “Antimafia”

DOSJA

Nga hetimet  e Prokurorise për Krimet e Rënda rezulton se trualli dhe hoteli i regjistruar të Shpëtim Brahimaj është rrjedhoje e të ardhurave financiare nga aktiviteti kriminal i djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe vëllait të tij, Isuf Koka (Brahimaj). Të dy djemtë e Shpëtim Brahimaj kanë precedentë penalë në Itali dhe në Hollandë, ku ata shfaqen me emra të ndryshëm.

Gjatë proçesit gjyqësor për konfiskimin e pasurisë, Prokuroria për Krime të Rënda vendosi në dispozicion të gjykatës materiale për hetimin në drejtim të ekzistencës së procedimeve penale dhe proceseve gjyqësore ndaj shtetasit Ermal (Brahimaj) Bajrami (i njohur edhe me gjeneralitetet Bashkim Brahimaj dhe Ermal Memo).

Ndersa shtetasi  Isuf Brahimaj, me  vendimin e Gjykatës së Apelit Lecce është deklaruar fajtor për “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, duke e dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim dhe gjobë

Për shtetasin Bashkim Brahimaj (Ermal Brahimaj),  Gjykata e Apelit Firence  ka marrë vendim në formë të prerë, ku ka vendosur dënimin e këtij shtetasi për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, një nder të cilët ëshrë shtetasi Isuf  Brahimaj  për mbajtjen e 147 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, në Arezzo.

Bashkim Brahimaj dhe Isuf Brahimaj janë hetuar për importimin e një sasie prej 2 kg lëndë narkotike kokainë, një pjesë e të cilës prej 515 gr. është sekuestruar në datë 16 prill 2009 në San Giovanni Valdarano, si edhe për mbajtjen e 147gr lëndë narkotike e llojit kokainë, ndodhur në datë 29 tetor 2004 në Arezzo.

Isuf Brahimaj është akuzuar për importimin nga Belgjika në Itali të një sasie prej 8.021 gr kokainë, ndodhur ne Begjike, Po ashtu  është akuzuar për importimin nga Belgjika në Milano Itali të një sasie prej 5 kg kokainë, ndodhur ne Begjike, Milano.

Sa më sipër, dokumentohet plotësisht se shtetasit Ermal Bajrami Alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, Isuf Koka alias Isuf Brahimaj, kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ndaj tyre janë zhvilluar disa procese gjyqësore penale, të cilat kanë përfunduar me vendime të formës së prerë.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe vendosi konfiskimin e:

Objekti truall me sip.parcele ndërtimore 2500 m2, lagja “Uji i Ftohtë” Vlorë, me pronar Shpëtim Brahimaj.  Objekti ndërtesë pesë kate ne  “Uji i i ftohtë” Vlorë, i regjistruar në emër të shtetasit Shpëtim Brahimaj.

Me vendimin penal të Gjykatës së Apelit Milano, i cili ka marrë formë të prerë se i pandehuri Stojanovic Srdan i njohur më vonë si Isuf Brahimaj është deklaruar fajtor për veprën penale të “Nxitjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, për fakte që datojnë në vitin 1994.

Për shtetasin Bashkim Brahimaj (Ermal Brahimaj),  me vendimin e Gjykatës së Apelit, ka vendosur dënimin e këtij shtetasi për veprën penale të “Mbajtjes dhe transportimit te lëndëve narkotike” në bashkëpunim, për mbajtjen e 147 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, në Arezzo.

Sa më sipër, dokumentohet plotësisht se shtetasit Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, Isuf Koka alias Isuf Brahimaj, kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ndaj tyre janë zhvilluar disa procese gjyqësore penale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.