POLITIKË

Nishani në Preshevë, reagon Vuçiç: Askush s’e dëmton integritetin tonë

16:46 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nuk ka vonuar dhe reagimi i kryeministrit serb për vizitën e Presidentit Nishani në Luginën e Preshevës. Aleksandër Vuçiç në fjalën e tij u shpreh se populli serb nuk trembet nga asgjë, dhe i mirëpret të gjithë ata, që nuk dëmtojnë integritetin e vendit.  “Ne nuk jemi të frikësuar nga asgjë, jemi vend i hapur, të gjithë janë të mirëpritur. Por ata të cilët mendojnë ose guxojnë të dëmtojë integritetin e vendit – përgjigja ime është ; mos e bëni dhe as mos e provoni! Unë mendoj se ne kemi vepruar në mënyrë të mençur dhe racionale. Presidenti shqiptar është pritur si çdo mysafir”, ka thënë Vuçiç. Presidenti Nishani, nisi sot vizitën në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, ku do të marrë pjesë në kremtimet për 130-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe dhe festimet për Ditën e Mësuesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.