POLITIKË

Nishani nga Lugina e Preshevës: Jemi të interesuar për të drejtat e shqiptarëve

20:15 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti Nishani, nisi sot vizitën në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, ku mori pjesë në kremtimet për 130-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe dhe festimet për Ditën e Mësuesit. Në takimet me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Pas këtyre bisedave, ai  tha se “Shqipëria është e interesuar që të ndihmojë në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në fushat që përfshijnë tri komunat të banuara me shqiptarë”. Njëkohësisht ai u shpreh vendi i tij është i interesuar “që të punojë në avancimin dhe promovimin e bashkëjetesës në bashkësitë shumëkombëshe”. “Për të mirën e popujve tanë duhet te kthehemi nga e ardhmja dhe ajo duhet të ndërtohet në respekt të ndërsjellë dhe jo mbi urrejtje dhe jo tolerancë. Së bashku ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, tha Nishani.

Presidenti Nishani i cilësoi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë “gjithnjë e më të mira” dhe tha se “Tirana do të vazhdojë që të ndërtojë marrëdhënie të mira me Beogradin”. Presidenti Nishani më tej u shpreh se prej fjalëve tani duhet të kalohet në vepra dhe duhet të hartohet një plan veprimi për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. “Për të gjitha ato që janë arritur, qeveritë duhet të kenë përgjegjësinë dhe t’i forcojnë e avancojnë. Duhet që të gjitha marrëveshjet, para së gjithash ato që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së bashkësisë shqiptare në jug të Serbisë të zbatohen në praktikë”, tha Nishani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.